|
Me rritjen e kërkesave të tregut në drejtim të cilësisë dhe sasisë lindi nevoja për përmirsimin e mëtejshëm të teknologjisë së prodhimit dhe rritjes së aftësisë depozituese të grurit.Ne vitin 2000 u çmontua plotësisht linja ekzistuese turke dhe u montuan dy linja italiane të firmës "MS" me qender në Padova, me aftësi bluarëse rreth 400 ton grurë në ditë. U ndërtuan gjithashtu 5 silosë të rinj metalike me aftësi depozituese 6000 ton grurë nga firma italiane "FRAME". Ambalazhimi i produkteve dhe nënprodukteve u mekanizua dhe automatizua nga firma italiane "PAGLIERANI" me nje kapacitet deri në 40 ton në orë. I gjithë procesi i shkarkimit dhe depozitimit te grurit, prodhimi, ambalazhimi e transportimi i produkteve dhe nënprodukteve është tërësisht i automatizuar dhe kompjuterizuar. Investimet e bëra arritën vlerën 8 milione dollare dhe kapitali i shoqerise u rrit deri ne 12.096.580 dollare.Veprimtaria e shoqërisë u zhvillua akoma më tepër me instalimin e një linje të re për grurin fortë me një kapacitet bluarës rreth 1000 ton në 24 orë, duke bërë të mundur rritjen e përpunimit të grurit total në 500 ton në 24 orë.
Në vitin 2005 u mundësuar krijimi i kompanisë Prima e cila në përbërjen e saj ka tre linja prodhimi të makaronave:
- Linja e prodhimit tė makaronave tė gjata me kapacitet 1300 kg/24orė
- Linja e prodhimit të makaronave të shkurtra me kapacitet 800 kg/24orë
- Linja e prodhimit të makaronave Nidi me kapacitet 300 kg/24orë
Teknollogjia e zbatuar është në këto linja është e nivelit më të lartë ekzistues (niveli 4) dhe e importuar nga firma italjane e mirënjohur PAVAN. Investimet e kryera në fabrikën e makaronave kapin vlerën rreth 9milion dollarë.
Produktet kryesore te Bloja Co jane miellra per buke me rreze te ulta tip 500, tip 700 dhe rreze te larta ose miellra te zinj 85%, 90%, 95%, integral per byrek, pica, hamburger e kruasant. Prima sh.p.k. ka si produkte te gjitha llojet e makaronave te shkurtra dhe te gjata.
Grupi yne eshte realiteti i pare ne Shqiperi dhe nder me te me medhejte ne Ballkan fale investimeve te bera ne modernizimin e vazhdueshem me teknologji bashkohore te veprimtarise se saj.
|