Kompania
Prima ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj prodhimin dhe konfeksionimin e makaronave të shkurtra, të gjata dhe nidi me të cilat mbulon 50-60% të nevojave të tregut shqiptar.
Prodhimi i makaronave ndiqet nga një personel i kualifikuar prej 50 punëtorësh dhe specialistësh.
|
Proceset kryesore :
- Dozim i lendeve te para (semola, uje etj).
- Perzierje - Presim - Kalibrim & dhenie forme. - Tharje paraprake - Tharje - Ftohje - Paketim - Magazinim |
![]() |
Linjat e prodhimit jane:
- Linja e prodhimit të makaronave të gjata me një kapacitet 1800 kg/orë.
- Linja e prodhimit të makaronave të shkurtra me një kapacitet 800 kg/orë.
- Linja e prodhimit të makaronave tip NIDI me një kapacitet 300 kg/orë.
Lënda e parë semola për prodhimin e makaronave vihet në dispozicion nga vetë kompania, nëpërmjet përpunimit të grurit të fortë
DURUM me kapacitet perpunues 80 Ton në ditë, në ambjentet e vetë kompanisë ( Bloja). Gruri i fortë DURUM ka prejardhje europiane me karakteristika sipas kërkesave të Bashkimit Europian:
Pesha specifike: mbi 80 kg /hl
Përmbajtja e lagështirës: max 12,5 %
Proteina (në lendë të thatë) :
min 14 %
Përmbajtja e hirit ( në lëndë të thatë)
max 1,85 %
Lëndë të huaja:
max 2 %
Përmbajtja totale e kokrave të grurit të fortë: min 90 %
Përmbajtja e kokrrave të grurit të butë : max 2 %
Përmbajtja e kokrrave të zbardhura :
max
30 %
Teknollogjia e perdorur dhe personeli
Teknologjia e përdorur në prodhimin e makaronave nga Kompania PRIMA është teknologji Italiane , e një nga kompanive më prestigjioze në prodhimin e impianteve të makaronave në botë “PAVAN spa”. Procesi teknologjik që perdoret gjatë prodhimit te Makaronave është bashkohor, automatik , tërësisht i kompjuterizuar në bazë recepturash për cdo tip makaronash që do të prodhohen.



