Kompania Bloja është e përbërë nga tre linja të pavarura prodhimi. Dy linja të përpunimit të grurit të Butë ( Linja A dhe Linja B) dhe ajo e përpunimit të grurit të Forte ( Durum).
Gruri i Butë
Gruri i butë ka prejardhje europiane me karakteristika sipas kërkesave të Bashkimit Europian. Kapacatiteti ditor i dy linjave te perpunimit të grurit të butë është rreth 400 ton në ditë (2x200 ton).
Gruri i Fortë
Gruri i fortë ka prejardhje europiane me karakteristika sipas kërkesave të Bashkimit Europian. Kapacatiteti ditor i perpunimit të grurit të fortë është rreth 80 ton në ditë.
|
Karakteristikat - gruri i butë - Lagështi natyrale 12-13% - Proteina (në lëndë të thatë) 14% - Hiri (në lëndë të thatë) 1.7% - Papastërti max 2% - Drith nga klasa te tjera max 5% Karakteristikat - gruri i fortë - Lagështi natyrale 12-13% - Proteina (në lëndë të thatë) 14% - Hiri (në lëndë të thatë) 1.7% - Papastërti max 2% - Drith nga klasa të tjera max 5% |
![]() |
|
- Pranimi, parapastrimi, depozitimi dhe qarkullimi me kapacitet 60Ton/orë dhe aftësi depozitimi 12 000 Ton |
Teknollogjia e përdorur dhe personeli
Personeli i nevojshëm për drejtimin dhe mbarëvajtjen e punës në fabrikë është i përbërë prej 18 personash të kualifikuar. I gjithë procesi teknologjik që nga pranimi, depozitimi i grurit, pastrimi, bluarja, ambalazhimi dhe transportimi i miellrave e nënprodukteve është i automatizuar dhe i kompjuterizuar. Teknologjia e përdorur është e përparuar (e viteve 2000-2002) dhe e përmisuar vazhdimisht deri në vitin 2006, gjë që siguron cilësine e miellrave për përballimin e konkurencës së tregut.



